0.7 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Ministri Mehaj del me sqarim për pagën që merr nga Norvegjia

Rekomandime

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka reaguar rreth deklarimit të pasurisë së tij në Agjencinë kundër Korrpsion.

Ai ka sqaruar se nuk merr disa paga nga Norvegjia.

- Advertisement -

Mehaj përmes një postimi në Facebook tha se pas lëshimit të Ushtrisë merr pagën edhe 5 muaj, pastaj e vetmja pagë i mbetet ajo e ministrit.

“Nga deklarata ime e pasurisë, e cila është publike dhe mund ta sheh çdokush, disa portale kanë nxjerrë tituj që nuk korrespodojnë me deklarimin tim për pasurinë. Në këto media shkruan se unë kam “3 banesa, 3 shtëpi dhe pagat nga Norvegjia”. KJO NUK ËSHTË E VËRTETË!E vërteta është se unë kam vetëm një shtëpi teksa banesën e kam shitur, ndërkohë të tjerat janë të prindërve, të cilat jam i obliguar t’i raportojë dhe janë të theksuara se kujt i përkasin.Në anën tjetër unë NUK i marrë disa paga. Pas lëshimit të Ushtrisë, unë marrë pagë vetëm edhe 5 muaj dhe kështu e vetmja pagë për mua mbetet kjo e ministrit në Qeverinë e Kosovës”, ka shkruar Mehaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit