-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ministri Murati: Deri në fund të mandatit do ta zbatojmë premtimin për shërbim ushtarak

Rekomandime

Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekruan Murati Ka folur rreth premtimit për shërbimin ushtarak. Thotë se një gjë e tillë mund të ketë barrë shtesë buxhetore, por duhet shikuar nga prizmi i benefiteve që ka.

“Sa u përket financave, mendoj se deri në fund të mandatit, jam më se i bindur se do të ja dalim që edhe këtë premtim ta implementojmë. Nëse jo, mund të shtyhet për fillimin e mandatit të dytë, por sa i përket hapësirës buxhetore dhe ngarkesës buxhetore të njëjtën gjë e kanë thënë edhe për shtesat për fëmijë”, tha ai.

- Advertisement -

“Po mund të ketë barrë shtesë buxhetore, megjithatë duhet shikuar edhe nga prizmi i benefiteve që ka”, theksoi ai për RTV21.

Përveç kësaj Murati ka folur edhe për buxhetin që iu është ndarë FSK’së ku ka thënë se mjetet financiare që janë ndarë për këtë fushë janë rritja më e madhe ndonjëherë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit