6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Ministri Murati ka një njoftim me rëndësi për subvencionimin e kredive

Rekomandime

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se formulari i aplikimit për subvencionim të kredive personale/konsumuese, tani është hapur në platformën e-Kosova.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Murati ka treguar hapat për aplikim për subvencionim të këtyre kredive.

- Advertisement -

“Pasi të keni marrë kredinë në njërin nga institucionet financiare të licencuara në vend, duhet të shkoni në portalin eKosova për të plotësuar formularin e aplikimit. Formularin e gjeni duke ndjekur hapat si në fotot e bashkangjitura.

Me rëndësi: llogaria bankare ku paguhet subvencionimi duhet të jetë në emër të aplikuesit, përndryshe nuk mund të bëhet transferi”, ka shkruar Murati.

Ndryshe, shuma që përfiton secili aplikues që kualifikohet është 10% e shumës së kredisë, deri në maksimumin prej 300 euro.

- Advertisement -

Shembull:

Nëse kredia është 1,500 euro, subvencionimi do të jetë 150 euro;
Nëse kredia është 3,000 euro, subvencionimi do të jetë 300 euro;
Nëse kredia është 5,000 euro, subvencionimi do të jetë 300 euro.

- Advertisement -

Çka duhet të bëni për të përfituar?

Pasi të keni marrë kredinë nga një institucion financiar i licencuar, duhet të plotësoni formularin për aplikim.

Pas konfirmimit të saktësisë së aplikacionit, subvencioni paguhet në llogarinë bankare të kredimarrësit.

Murati thotë se “me këtë masë synohet mbështetja e likuiditetit familjar, për të mbuluar shpenzimet sezonale familjare, shpenzimet e shkollës, apo edhe mbylljen e bilanceve të kredit kartelave, apo çfarëdo shpenzimi tjetër që sadopak do të lehtësonte barrën e familjes”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit