1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ministri Peci: Ardhja e Isa Mustafës në krye të LDK-së ishte aksident

Rekomandime

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka bërë disa ankesa për mënyrën sesi ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka udhëhequr partinë e tij.

Peci ka qenë anëtar i LDK-së por që kaloi më pas në Listën Guxo, subjekt që u formua nga Vjosa Osmani dhe disa të larguar të tjerë nga LDK-ja. Peci tani hedh akuza ndaj Mustafës duke thënë se ardhja e tij në krye të LDK-së ishte aksident.

- Advertisement -

Unë dhe Presidentja jemi rritur në LDK. Z. Mustafa nuk ka qenë një lloj udhëheqësi si dikush që rritet në mënyrë organike. Ardhja e tij në LDK ka qenë një aksident më shumë sepse ka ditur të ngrisë disa kauza që i ka shkelur një nga një. Ai ka ndryshuar pjesën e bërthamës së organizimit për çka është shquar ai”, ka thënë Peci në KTV.

Ai tutje thotë se Osmani ishte munduar të sfidonte Mustafën duke kandiduar për kryeministre.

“Përpjekja e znj.Osmani për të qenë kryeministre nga LDK-ja ka qenë përpjekje e Osmanit që ta sfidojë z.Mustafa nga pozita që ai kishte si kryeministër në garën e brendshme të LDK-së. Ishte qëllim që ajo të bëhej kryeministre dhe ta marrë lidershipin e LDK-së”, tha më tej ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit