4.4 C
Pristina
Saturday, December 14, 2024

Ministri serb i mbrojtjes: Nuk e dimë të kujt janë dronët, por erdhën nga territori i Kosovës

Rekomandime

Nuk e dimë se të kujt janë dronët që fluturuan mbi zonën e Merdarës dhe Rashkës por e dimë se erdhën nga territori i Kosovës, tha ministri serb i mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, raporton gazeta online Reporteri.net.

Fluturimin e avionëve Mig-29, Vuçeviç e shpjegoi si patrollim të zakonshëm të qiejve dhe jo për shkak të dronit.

- Advertisement -

“Ushtria mund të reagojë ndaj këtyre sfidave me helikopterë, topa, dhe mitrolozë ajrorë. Nuk është vetëm çështje fluturimi e një droni mbi distriktin e Rashkës, janë vazhguar edhe disa objekte në drejtim të disktriktit Topliçki dhe Nishava”, ka thënë ai për RTS.

“Për të mos qenë të paqartë, flutaraket tona, Mig-29, nuk patrolluan për shkak të dronëve, kemi pasur tjera procedura për t’u marrë me këso situata, ata kryen patrollime të rregullta policore, për të kontrolluar qiejt”, tha mes tjerash ai.

Plotësisht të pavërteta, i ka quajtur ministri kosovar i mbrojtjes, Armend Mehaj, pretendimet se ka pasur drona të panjohur që janë futur në territor të Serbisë dhe se gjoja kanë ardhur nga territori i Kosovës.

- Advertisement -

Çfarëdo diskursi i tillë, Mehaj tha se shërben vetëm si pretekst i Serbisë për rritjen e numrit të trupave të ushtrisë serbe përreth kufirit me Republikën e Kosovës, si mjet për përhapjen e një gjendje paniku mbi qytetarët e të dyja shteteve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit