1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Ministri tërheq vërejtjen: Në rast të Iuftës, Tajvani dhe Kina do të paguanin një çmim të lartë

Rekomandime

Ministri i Mbrojtjes i Tajvanit, Chiu Kuo-cheng tha se si Kina, ashtu edhe Tajvani do të paguanin një çmim të lartë nëse Pekini do të përpiqej të organizonte një pushtim të ngjashëm me atë të Rusisë në Ukrainë.

Duke folur me gazetarët përpara një sesioni të parlamentit të Tajvanit për të diskutuar pushtimin rus të Ukrainës, Chiu tha se “nëse shpërthen lufta, të gjithë do të jenë të mjerë, madje edhe fituesit”, raportoi BBC.

- Advertisement -

“Ne po ndjekim me qetësi zhvillimin e ngjarjeve dhe po përgatitemi në përputhje me rrethanat”, shtoi ai.

Pushtimi rus i Ukrainës ka shtuar frikën në Tajvan se edhe ky vend mund të përballet me një skenar të ngjashëm. Tajvani e sheh veten si një komb të pavarur me qeverinë e vet, por Kina e konsideron Tajvanin si një provincë të shkëputur dhe ka premtuar se do ta kthejë atë një ditë.

Javën e kaluar shprehja “Ukraina sot, Tajvani nesër!” filloi të përhapet në rrjetet sociale tajvaneze.

- Advertisement -

Ndërsa autoritetet rritën nivelin e alarmit, presidenti Tsai Ing-yen tha se ekzistojnë “ndryshime thelbësore” mes konfliktit në Ukrainë dhe situatës mes Kinës dhe Tajvanit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit