0.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Ministri ukrainas: Trokitëm në derën e NATO-së, por nuk u hap kurrë

Rekomandime

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba së fundmi ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sjelljen e NATOS kundrejtë Ukrainës dhe agresionit rus.

Në fjalën e tij Kuleba është shprehur se Ukraina ka trokitur në derën e NATO-s por kjo e fundit nuk është përgjigjur kurrë, teksa vendit i është dashur të heq dorë nga armatimi bërthamor për shkak të paqes.

- Advertisement -

“Ukraina hoqi dorë nga armët bërthamore për hir të paqes botërore. Më pas trokitëm në derën e NATO-s, por ajo nuk u hap kurrë”. Kështu ka deklaruar ministri i jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.

Sipas tij bota i detyrohet sigurisë së Ukrainës, ndërsa shtoi se kërkon që shtetet të vendosin se çfarë garancie janë të gatshëm të vendosin ata me qëllim për të mbrojtur Ukrainën.

Bëhet me dije se ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba e shkroi këtë në një postim në Twitter .

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit