12.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Melihate Tërmkolli: Xhamitë po hapen veç për vota

Rekomandime

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka reaguar pas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë se do hapen xhamitë dhe kishat.

- Advertisement -

Në një status në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, Tërmkolli ka thënë se politikanët tanë nuk e kanë hallin e shtetit, të kulturës e fesë por vetëm hallin e votës.

Ajo thotë se ata që po qeverisin janë turkoshakë e anadollakë.

“Qeveria e Kurtit dje përmes ministrit “të mirë” të shëndetësisë, të cilit i mungonte vetëm çallma, në krejt pandeminë doli se më të madhin hall në këtë shtet e kanë hapjen e xhamive. Në anën tjetër, Kadri Veseli i PDK-së doli se e ka hallin edhe të kthimit të “rrënjëve“ shqiptare të myslimanizmit në gjenezë, në Dardaninë “arabistane”!. Ҫ’farë shkolla, ç’farë çerdhe, ç’farë institucione, ç’farë ekonomie a biznese, ç‘farë kulture kombëtare, evropiane perëndimore?!” shkruan Tërmkolli.

- Advertisement -

Shkrimi i plotë:

Turkoshakë e anadollakë që na qeverisin!
Është ngritur e majta ekstreme me dy këmbët lart si kuajt e harlisur për ta “kapur” fenë për
bishti. Qeveria e Kurtit dje përmes ministrit “të mirë” të shëndetësisë, të cilit i mungonte vetëm
çallma, në krejt pandeminë doli se më të madhin hall në këtë shtet e kanë hapjen e xhamive. Në
anën tjetër, Kadri Veseli i PDK-së doli se e ka hallin edhe të kthimit të “rrënjëve“ shqiptare të myslimanizmit në gjenezë, në Dardaninë “arabistane”!. Ҫ’farë shkolla, ç’farë çerdhe, ç’farë
institucione, ç’farë ekonomie a biznese, ç‘farë kulture kombëtare, evropiane perëndimore?!
Në fakt, nuk kanë këta hallin as të shtetit, as të kulturës, as të fesë, kanë veç hallin e votës! Nuk e
kanë as më të voglin problem nëse e marin atë votë me gjakun e shqiptarëve në emër të kauzave
të rrejshme, a e marrin nga grupe ekstreme fetare e politike apo tjera, apo me financime nga
Arabia, Rusia, Serbia a Turqia. Vetëm ta marrin votën e qytetarëve të lodhur e të varfëruar deri
në mjerim duke iu ofruar xhaminë si të vetmen derë që mund ta hapin.
Këta qeveritarë e politikanë, me mendësi turkoshake e anadollake, këta na qeverisin! Këta që
çirren deri në kupë të qiellit për shqiptarizëm, për bashkim e flamur kombëtar, për amerikanizëm
e evropianizëm, për shtet e interes kombëtar! Këta që e godasin edhe shtetin edhe kombin deri në
palcë!. Këta që në mungesë të vlerave të tyre, e përlyejnë tërë kombin e shtetin duke e gjetë
strehën e vetme nëpër xhami, për një votë!. Votë e merituar, apo jo?!

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit