24.7 C
Pristina
Tuesday, April 9, 2024

Prokuroria e Hagës: Nuk ruhen të akuzuarit me 1 polic e 2 kamera

Rekomandime

Përgjigja e Policisë së Kosovës kthyer Dhomave të Specializuara ku sqarohet si ky institucion kosovar i sigurisë mund të ofrojë garanci mbikëqyrjeje në rast se ish-krerët e UÇK-së lirohen me kusht, është analizuar me vëmendje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një parashtrese, kryeprokurori Jack Smith ka nxjerrë vërejtje të mëdha dhe mundohet të vë në pah pse Policia e Kosovës nuk do të arrinte ta përmbushte me sukses detyrën e monitorimit për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin.

- Advertisement -

“Policia e Kosovës heq çdo përgjegjësi për dështimet e profilit të lartë, siç janë Remzi Shala, Sami Lushtaku dhe Sabit Geci, dhe këto incidente tregojnë se personalitetet e larta kanë fuqi t’i hedhin poshtë kushtet e monitorimit në Kosovë. Ka edhe raste tjera të ndërhyrjes, siç është rasti kur PK bllokoi zyrtarët e EULEX-it për të arrestuar Nexhmi Krasniqin, atëherë komandant i PK-së në Prizren”.

Smith ka gjetur vërejtje edhe në deklarimet e policisë se mund t’i mbikëqyrë të paraburgosurit me kamera, por këtë e bën vetëm nëse është e nevojshme.

“Policia e Kosovës premton mbikëqyrje 24/7, por në mënyrë të paqartë thotë se do të përfshijë aq zyrtarë policorë sa të jetë e nevojshme. Megjithatë, e vetmja marrëveshje e propozuar nga PK është një oficer i vetëm policie që qëndron në hyrje të shtëpisë. Ky staf nuk është aspak adekuat në rast për arrestin shtëpiak dhe personat me ndikim”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit