8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ministri Veliu tregon se kur do t’i marrin paratë shtesë zyrtarët e Policisë së Kosovës

Rekomandime

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, u është përgjigjur pyetjeve të deputetëve se kur do t’i marrin paratë shtesë zyrtarët e Policisë së Kosovës.

- Advertisement -

Ministri Veliu tha se zyrtarët e PK-së do t’i marrin paratë brenda muajit shtator.

“Ne kemi pas një takim me sindikatën e Policisë së Kosovës. Jemi dakordu të paguhen orët shtesë në fazën e shtatorit dhe një shumë e mjeteve që do të paguhen do të ndodh në fazën e shtatorit”, tha Veliu në Kuvend.

Ndryshe, punonjësit e Policisë së Kosovës që nga fillimi i pandemisë kanë qenë të ekspozuar në luftën kundër koronavirusit dhe kanë punuar me orar të tejzgjatur 12 orësh.

- Advertisement -

Ndërsa, nga dita e hënë, 21 shtator 2020, në Policinë e Kosovës do të rikthehet orari tetë orësh, ka konfirmuar për Gazetën Sinjali Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Ditë më parë Sindikata e Policisë së Kosovës ka paralajmëuar protesta në rast të mospagesës për shumën prej 300 eurosh si dhe për çështjen e ushqimit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit