1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Ministri Zemaj viziton nesër Bujanocin dhe Preshevën

Rekomandime

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Armend Zemaj me bashkëpunëtorë, do të vizitojë nesër komunën e Bujanocit dhe të Preshevës, ku do të takohet me autoritetet lokale dhe politike të këtyre dy komunave me shumicë shqiptare.Gjatë kësaj vizite, ministri Zemaj do të pritet në Këshillin Kombëtar Shqiptar nga kryetari i këtij Këshilli, Ragmi Mustafa; pastaj do të vizitojë komunën e Bujanocit ku do të pritet nga kryetari Nagip Arifi me bashkëpunëtorë, për të vazhduar pastaj vizitën në komunën e Preshevës ku do të pritet nga kryetari i komunës, Shqiprim Aririfi.Më pas ai do të takojë kryetarin e PDSh-së, Ragmi Mustafa dhe kryetaren e PVD-së, Ardita Sinani.

- Advertisement -

Gjatë vizitës në Luginë, ministri Zemaj do të vizitojë edhe ambulancat në Bujanoc e Preshevë ku trajtohen pacientët me Covid-19.Kjo vizitë e ministrit Zemaj realizohet me ftesë të kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit