2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ministria e Punëve të Brendshme sqaron pse bleu pelena dhe briska për rroje

Rekomandime

Ministria e Punëve të Brendshme që drejtohet nga Agim Veliu ka dhënë një tender prej 10 mijë e 180 euro për furnizim me material higjenik.Këtë tender e ka fituar Beni Dona Plast SH.P.K.Abrashi dhe Rugova nënshkruan memorandum për financimin e projekteve infrastrukturore.

- Advertisement -

Në mesin e produkteve të blera ka pampersë, shamponë, krehër e bica për rroje.MPB ka thënë se pamersat janë blerë për fëmijët dhe nevojat e personave të cilët qëndrojnë në Qendrën për Azil dhe Migracion në Republikën e Kosovës.

“Ju sqarojmë lidhur me kërkesën tuaj për aktivitetin e prokurimit me titull “Furnizim me material higjienik” për Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migracion (DSHAM), dhe në mesin e artikujve ka edhe Pampersa (ose ekuivalent), pasta të dhëmbëve, krehër, e bica për rroje dhe gjëra tjera si produkte të cilat janë me se të domosdoshëm për fëmijët dhe nevojat e personave të cilët qëndrojnë në Qendrën për Azil dhe Migracion në Republikën e Kosovës.

Ky aktivitet i prokurimit është në harmoni të plotë me Ligjin për Prokurim Publik dhe aktet tjera nënligjore të zbatueshme mbi prokurimin publik në Kosovë”, ka thënë MPB

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit