4.9 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Policia konfirmon se djali i Presidentit Thaçi, Endriti pësoi aksident mëngjesin e së enjtes

Rekomandime

Djali i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endrit Thaçi është shpesh i komentuar në mediat rozë për jetën private të tij.

- Advertisement -

Kësaj here, u bë e ditur se i njëjti ka pësuar një aksidente me veturë në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes.


Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Flora Ahmeti nga zyra informative e Policisë së Kosovës.

“Sot në ora 05:25 në rrugën Prishtinë – Ferizaj, te rreth rrotullimi afër Stacionit Policor Jugu, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit një person është lënduar. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, kanë thënë për Telegrafin nga Zyra për Informim në Policinë e Prishtinës.

Mësohet gjithashtu se djali i presidentit ka marrë edhe trajtim mjekësor, pas plagëve të lehta të shkaktuar nga aksidenti.

- Advertisement -

Endri Thaçi ka qenë shumë i komentuar në media rozë për jetën luksoze, udhëtimet e shpeshta dhe lidhjet e mëparshme me dy nga femrat e njohura të showbizit: Arta Nitaj e Drita Stublla.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit