12 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Ministrit serb i hyn ftika në palcë: Kur Biden të hyjë në Shtëpi të Bardhë, pres presion të madh për Vuçiqin që ta njohë Kosovën

Rekomandime

Ministri i Inovacionit dhe Zhvillimit Teknologjik në Serbi, Nenad Popoviç thotë se ai pret presion të fortë ndaj Serbisë dhe presidentit Aleksandar Vuçiq mbi Kosovën, kur Joseph Biden hyn në Shtëpinë e Bardhë.

- Advertisement -

Një një interevsitë, ministri serb tha se Perëndimi do të kërkojë njohjen e pavarësisë së Kosovës para se Serbia të bashkohet me Bashkimin Evropian, raportojnë mediat serbe.

Popoviç nuk përjashton mundësinë që Madeleine Albright, të jetë pjesë e administratës së Biden për ta mbështetur Kosovën, por ai thotë se është i bindur se Serbia do të jetë në gjendje t’i përgjigjet presionit dhe kështu të mbrojë interesat e saj kombëtare dhe pozicionin ndërkombëtar.

“Nuk është më e njëjta kohë me vitet 1990, kur ata vendosën sanksione dhe bombarduan Serbinë. As Serbianuk është e njëjtë, as pozicioni ynë ndërkombëtar nuk është i njëjtë, as bota nuk është e njëjtë. Unë mendoj se Serbia sot është në një pozitë me forcën e saj ekonomike dhe ndërkombëtare partneritetet ruajnë interesat e saj shtetërorë dhe kombëtarë”, tha Popoviç në një intervistë me Novosti.

- Advertisement -

Që kur Joe Biden fitoi zgjedhjet presidenciale në Amerikë, zyrtarë politikë nuk iu gëzuan fitores së tij, madje deklaruan se Biden është pro Kosovës.

Madje në urimin që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ia dërgoi Joe Biden, i tha se shpresonte që të vazhdonte bashkëpunim të njëjtë sikur me ish-presidentin Donald Trump.

- Advertisement -

Kujtojmë që Biden gjithmonë thoshte se Pavarësia e Kosovës e pakthyeshme dhe Kosova e pandashme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit