1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ministrja Bajrami: Në kohën e pandemisë numri i të punësuarve është rritur përreth 6 mijë punëtorë

Rekomandime

Ministrja e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami, sot gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet dhe Transfere, ka bërë të ditur se deri më tani janë shpenzuar dhe ndarë 245.4 milionë euro në kuadër të përballjes me pandeminë COVID-19.

- Advertisement -

Gjatë raportimit mbi masat fiskale të ndërmarra gjatë pandemisë, ministrja Bajrami tha se nga këto mjete kanë përfituar rreth 426 mijë përfitues.

“Janë shpenzuar, ndarë dhe alokuar gjithsej 245 milionë euro. Me rishikim të buxhetit, ne kemi ndarë Fondin për Rimëkëmbje Ekonomike ku kemi inkorporuar të gjitha masat e pazbatuara të Pakos fiskale emergjente, e cila ka përmbajtur në vete një buxhet prej 365 milionë euro. Deri më tani janë ndarë dhe alokuar 245.4 milionë euro. Qeveria e Kosova ka ndërmarr një sërë masash që nga fillimi i pandemisë, duke filluar nga ato të natyrës shëndetësore deri tek masat fiskale mbështetje të institucioneve si dhe atyre që ishin në front të luftës së pandemisë. Sa i përket shpenzimeve të pandemisë përfshirë pakon emergjente gjithsej deri më sot 143.6 milionë euro. Paga dhe shtesa 22.3 milionë euro dhe subvencione e transfere 110 milionë euro”, tha Bajrami.

Sipas ministres Bajrami, në kohën e pandemisë numri i të punësuarve ishte rritur përreth 6 mijë, teksa tha se nuk po pretendohet që kjo Qeveri ka rritur punësimin, mirëpo ajo potencoi se disa ndërmarrje për shkak të mbështetjes nga ana e shtetit kanë filluar t’i deklarojnë punëtorët.

- Advertisement -

“Ne kemi pasur ulej të numrit të punëtorëve në disa sektorë, por në total del që janë diku rreth 5 deri 6 mijë punëtorë më shumë në korrik se në shtator. Nuk po pretendojmë që kemi rritur punësimin, mirëpo janë plot ndërmarrje, të cilat për shkak të mbështetjes nga ana e shtetit kanë filluar t’i deklarojnë punëtorët e tyre që ndoshta deri në atë moment nuk i kanë pasur të deklaruar”, tha Bajrami.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit