16.7 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Ministrja e Arsimit – drejtorit të shkollës në Pejë: Shhhhht!

Rekomandime

Ministrja e Arsimit, Arbërije Nagavci ka qëndruar sot në shkollën “Xhemajl Kada”në Pejë, ku dje u raportua se disa nxnënës të komunitetit u përjashtuan në mënyrë diskriminuese nga festa e Abetares.

- Advertisement -

Ajo, shkoi në këtë shkollë për të bërë vlerësimet e saj lidhur me rastin e djeshëm, që mori vëmendje të madhe.

Një moment interesant është kapur nga kamera e Klan Kosovës, kur duke dashur ta shuaj një debat mes drejtorit të shkollës dhe një zyrtareje të ministrisë, ajo i drejtohet drejtorit me “Shhhhht!”.

“Drejtor bre… ”, vazhdoi Nagavci para kamerave.

- Advertisement -

Drejtori i kësaj shkolle duket i pakënaqur me trajtimin e ministres dhe çështjen e hapur për diskriminim ndaj fëmijëve të komunitetit nga shkolla e tij, prandaj për ta shuar debatin mes tyre që vazhdon, ndërhyu edhe drejtori i DKA-së në Komunën e Pejës

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit