-0.5 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ministrja e Shqipërisë injoron ushtrinë e Kosovës

Rekomandime

Shqipëria të martën u godit nga një tërmet shkatërrimtar, që la mbi 50 të vdekur, qindra të lënduar dhe shumë objekte të shkatërruara.

Tërmeti i 26 nëntorit vuri në lëvizje shumë shtete për të ndihmuar Shqipërinë dhe shqiptarët në këto momente të vështira.

Për kontributin e tyre i ka falënderuar sot edhe ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka. Ajo ka përmendur se mbi 250 specialistë të vendeve fqinje iu gjendën pranë Shqipërisë në orët e para të së martës.

- Advertisement -

Në fotot e publikuara nga ministrja Xhaçka shihen specialistët e disa prej shteteve mike të Shqipërisë, si Italia,Turqia, Rumania, Franca, mirëpo aty nuk shihen ekipet e shpëtimit të Kosovës, që ishin ndër të parat që zbarkuan në Shqipëri pas tërmetit shkatërrues, shkruan Reporteri.net.

Qysh dy orë pas tërmetit, Kosova u mobilizua duke dërguar njësitë e FSK-së për kërkim-shpëtim urban, policinë e Kosovës, gjersa në gjendje gatishmërie për të shërbyer në Shqipëri u shprehën edhe zjarrfikësit e Kosovës. Megjithatë në falënderimin që ministrja Xhaçka u bën shteteve mike që i qëndruan pranë Shqipërisë, nuk figuron askund Kosova.

“Miqtë e vërtetë njihen në ditë të vështira dhe kurrë më shumë se këto ditë, kjo shprehje s’ka patur kaq shumë vlerë. Mbi 250 specialistë nga vende fqinje, mike e partnere na u gjendën pranë, që në orët e para të 26 Nëntorit.
Faleminderit secilit prej tyre, për kontributin dhe sakrificën gjatë operacioneve të kërkim shpëtimit. Një komb i tërë u është mirënjohës”, ka shkruar ministrja Xhaçka përbri fotove të publikuara.

- Advertisement -

Kujtojmë se pas tërmetit kosovarët u mobilizuan në mënyrë të jashtëzakonshme, duke hapur dyert e tyre për të prekurit nga tragjedia dhe duke dërguar mijëra ton ndihma drejt Shqipërisë. Ndërkohë, shteti i Kosovës ndau një shumë prej 500 mijë eurosh për këtë fatkeqësi natyrore.

Në zonat e prekura, sot kanë përfunduar operacionet e kërkim-shpëtimit, gjersa bilanci tragjik është 51 të vdekur, mbi 700 të lënduar dhe shumë objekte të shkatërruara.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit