1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Ministrja gjermane: Trupat e kontrolluan anijen turke me urdhrin e BE-së

Rekomandime

Ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, Annegret Kramp-Karrenbauer, tha se trupat gjermane e kontrolluan një anije tregtare turke afër brigjeve të Libisë me urdhrin e Bashkimit Evropian.

- Advertisement -

Sipas saj, trupat gjermane gjatë këtij operacioni kanë vepruar në përputhje me mandatin e misionit të BE-së për zbatimin e embargos së armëve ndaj Libisë, shkruan Anadolu.

“Ushtarët gjermanë u sollën në mënyrë tërësisht korrekte, ata bënë atë që kërkohet nga ta me mandatin e operacionit Irini të BE-së”, tha ministrja Kramp-Karrenbauer.

Të hënën, Turqia e dënoi ashpër këtë operacion, duke thënë se ai paraqet shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar, sepse Ankaraja nuk ka dhënë leje për kontroll në anijen me flamur turk, e cila ndodhej në ujëra ndërkombëtare.

- Advertisement -

Në pamjet e publikuara shihen ushtarë gjermanë të armatosur rëndë që lëshohen në anijen e mallrave “Roseline A” nga një helikopter dhe që arrestojnë disa anëtarë të ekuipazhit.

Zyrtarët e operacionit Irini, që tash për tash është nën komandën e një zyrtari detar grek, konfirmoi të hënën se pas kërkimeve në anije nuk janë gjetur dëshmi për materiale të paligjshme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit