1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ministrja Haxhiu akuzon se persona brenda institucioneve të drejtësisë po shpifin ndaj saj

Rekomandime

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka akuzuar disa persona brenda institucioneve të drejtësisë se po shpifin kundër saj teksa shton se qëllimi i tyre është njollosja e përpjekjeve serioze për reformën në drejtësi.

- Advertisement -

“Ka disa ditë që persona të papërgjegjshëm përbrenda institucioneve të drejtësisë janë duke shpifur në formën më të ulët në drejtim timin. Padyshim që qëllimi i këtyre shpifjeve është njollosja e përpjekjeve serioze për reformën në drejtësi. Në vend të mbështetjes së Ministrisë së Drejtësisë për këto reforma, persona të papërgjegjshëm kanë zgjedhur shpifjen dhe tendencën për baltosje. Pavarësisht kësaj, ne do të vazhdojmë punën e angazhimin për ta bërë Kosovën shtet të së drejtës. Asgjë nuk na ndalon!”.

Haxhiu mes tjerash thotë se është jetike që Kosova të bëhet shtet i së drejtës.

“Dy nga zotimet tona kryesore para qytetarëve kanë qenë sundimi i ligjit që i hap rrugën edhe luftës ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe zhvillimi ekonomik që i hap rrugën vendeve të reja të punës. Reformat në drejtësi janë shumë të rëndësishme. Për këtë kemi marrë mbështetje të madhe qytetare. Është jetike që Kosova të bëhet shtet i së drejtës”, ka shkruar Haxhiu në rrjetin social Facebook.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit