8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Musa: Prej cilës ditë paskan ndryshuar ligjet që gazetari të merret në pyetje për publikim të një lajmi apo dokumenti të qeverisë

Rekomandime

Avokati, Skender Musa ka reaguar pasi Prokuroria Themelore e Prishtinës ka autorizuar Policinë që të inicioje rast në drejtim të veprës penale “Zbulim i fshehtësisë zyrtare” dhe intervistimit që policia i bëri sot drejtorit të Insajderit, Parim Ollurit.

- Advertisement -

Sipas Musës, nëse nuk është nënshkruar kontrata për vaksina dhe vdesin qytetar të Republikës së Kosovës nga pandemia ka vepër penale, por jo nëse gazeta publikon draft kontrata.

Tutje, ai ka shtuar se pavarësia e mjeteve të informimit është arma e vetme që e ka pas vendi ynë dhe prandaj të gjithë duhet mbrojtur Parim Ollurin dhe çdo gazetar që intervistohet

Kosova duhet të jetë shtet ligjor. Prej cilës ditë paskan ndryshuar ligjet që gazetari të merret në pyetje për publikim të një lajmi apo dokumenti të qeverisë, a thua për çka ekziston ligji për qasje në dokumente zyrtare dhe pse sekret zyrtar kontrata e MSH-së për vaksina.

- Advertisement -

Nëse nuk është nënshkruar kontrata për vaksina dhe vdesin qytetar të Republikës së Kosovës nga pandemia ka vepër penale, por jo nëse gazeta publikon draft kontrata. Ku është opozita dhe reagimi i tyre, merret në pyetje drejtori i një gazeta as një reagim, a kemi institucionet të pavarura në këtë vend?

Pavarësia e mjeteve të informimit është arma e vetme që e ka pas vendi ynë dhe e ka prandaj të gjithë duhet mbrojtur Parim Ollurin dhe çdo gazetar që intervistohet për at që shkruan dhe publikon në gazetën që e drejton dhe në çdo medium publik. Kjo është shkelje e lirisë së fjalës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit