1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ministrja Haxhiu tregon arsyet pse Komisioni i Venecias nuk u pajtua me Ministrinë e Drejtësisë

Rekomandime

Haxhiu tregon arsyet pse Komisioni i Venecias nuk u pajtua me Ministrinë e Drejtësisë.

Komisioni i Venecias është duke përkrahur drejtësinë kosovare në ndryshimet e parapara në Këshillin Prokurorial.

- Advertisement -

Ndërsa ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një intervistë për “Info Magazine”, ka treguar se për çka nuk u pajtua Komisioni i Venecias, njofton Klankosova.

“Ideja e këtyre ndryshimeve është që ta bëjmë një ristrukturim të Këshillit Prokurorial të Kosovës, me theks të veçantë që të ulim numrin e anëtarëve në KPK. Siç jeni në dijeni, numri aktual i anëtarëve prokurorë është 13, një është profesor si anëtar i Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe dy të tjerë nga shoqëria civile, ndërsa nga Oda e Avokatëve asnjëherë nuk kanë mundur të zgjidhen si të tillë”.

“Përveç uljes së numrit të anëtarëve të KPK-së, me qëllim të arritjes së një balance në përbërjen e KPK-së ndërmjet prokurorëve dhe joprokurorëve, ne kemi adresuar edhe kriteret e përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës, procedurat e përzgjedhjes, po ashtu sipas strategjisë për studime të ligjit, rekomandohet që kryeprokurori, për shkak të ndikimeve në Këshillin Prokurorial të Kosovës, të mos jetë më anëtar”.

- Advertisement -

Haxhiu tutje tha se çështja kryesore dhe për çfarë po bëhet diskutimi është se po ka mospajtime të shumta që kanë të bëjnë me ndërprerjen e mandatit të anëtarëve aktualë të KPK-së.

“Çështja kryesore dhe për çfarë po bëhet diskutimi është se po ka mospajtime të shumta, ka të bëjë me ndërprerjen e mandatit të anëtarëve aktualë të KPK-së dhe duke qenë se këtu nuk kemi qenë të sigurt, në qoftë se ne mundemi që përmes ndryshimeve ligjore t’ua ndërprejmë mandatin anëtarëve aktualë, që shumë prej tyre e kanë vazhduar mandatin në janar të këtij viti – kemi menduar që është më së miri të marrim një mendim nga Komisioni i Venecias”.

- Advertisement -

“Aty Komisioni i Venecias vlerëson që ne nuk kemi të drejtë, është në heqjen e kryeprokurorit nga Këshilli Prokrurorial për faktin se besojnë që kryeprokurori mund t’i ndihmojë Këshillit Prokurorial që ta kryejë detyrën në përputhje me kompetencat që ka dhe duke marrë parasysh përgjegjësitë që ka kryeprokurori, konsideroj që është më mirë të jetë brenda KPK-së që të shtyjë përpara politikat që ka. Mirëpo, kanë adresuar që pas komenteve tona që kryeprokurori nuk do të duhet të jetë pjesë e Këshillit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit