-0.1 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Ministrja ruse bën propagand për vdekjen e Albright, akuzon edhe ish- Presidentin Thaçi

Rekomandime

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë ka vazhduar me propagandë edhe në reagimin për vdekjen e ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madalaine Albright.

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka thënë se Albright, ishte ideatore e bombardimeve ndaj Beogradit për shkak të Kosovës.

- Advertisement -

Ajo është ankuar “pse ndaj saj s’pati sanksione”. Në këtë reagim, Zakharova ka akuzuar edhe ish-presidentin Hashim Thaçi.

“Madeleine Albright, Sekretarja amerikane e Shtetit, është ideatore e bombardimit të Beogradit. Ajo vdiq një ditë para 23-vjetorit të arritjeve të saj në Ballkan. Me çka ishte sanksionuar Maeleine Albright? Asgjë. Një monument për vrasjen e serbëve është ngritur në Kosovë. Në ceremoninë hapëse ishte edhe ‘presidenti’ i Kosovës, Hashim Thaçi, komandant i të ashtuquajturës Ushtria Çlirimtare e Kosovës, që kishte tregtuar organe të serbëve të vrarë prej amerikanëve”, ka thënë Zakharova.

Ndryshe, Albright ka ndërruar jetë tē mërkurën në moshën 84-vjeçare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit