1.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Miratohet marrëveshja: Vetëm me një aplikim të thjeshtë kosovarët mund të marrin lejeqëndrim në Shqipëri

Rekomandime

Të gjithë shtetasit e Kosovës do të mund të marrin lejen e qëndrimit pesë vjeçar në Shqipëri vetëm me një aplikim të thjeshtë.

Këtë e bëri të ditur Ministri i Brendshëm në Shqipëri, Blendi Çuçi, pas mbledhjes së qeverisë.

- Advertisement -

Sipas tij, qeveria shqiptare ka miratuar sot marrëveshjen, e cila do të nënshkruhet të premten mes dy vendeve.

“Sot, miratuam një nga marrëveshjet që do të nënshkruajmë të premten mes Shqipërisë dhe Kosovës që ka të bëjë me lejet e qëndrimit të shtetasve respektivë. Është lajm i mirë për shtetasit e Kosovës që do të marrin thjesht me një aplikim lejen e qëndrimit për 5 vite në Shqipëri dhe brenda saj edhe leja e punës. Është lajm i mirë edhe për shqiptarët që jetojnë në Kosovë që do të marrin leje qëndrimi me procedura të thjeshtuara. Është në vazhdën e disa marrëveshjeve që do të nënshkruajmë brenda sektorëve që përfshin Ministria e Brendshme”.

I pyetur në lidhje me marrëveshjen me Britaninë dhe mundësinë e ndërtimit të një kampi refugjatësh në vendin tonë, ai mohoi një gjë të tillë.

- Advertisement -

“Nuk do të ketë kampe refugjatësh për interesa të vendeve të tjera në Shqipëri është thënë qartë nga kryeministri Edi Rama, ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ministri i Drejtësisë, si dhe është thënë qartë edhe nga ministri i Brendshëm. Ai është një përcaktim që edhe kur kalojnë tranzit nuk do të qëndrojnë në Shqipëri, por janë të detyruar vendet e origjinës të përgjigjen për ata emigrantë dhe azilkërkues. Është e kundërta e asaj që thuhet në media”,ka thënë Çuçi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit