2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Miratohet në parim Projektligji për dërgimin e FSK-së jashtë vendit

Rekomandime

Me 65 vota për Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin për dërgimin e FSK-së jashtë vendit.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka paraqitur projektligjin për dërgimin e FSK-së jashtë vendit.

- Advertisement -

“Duke qenë se rritja e interesit e bashkëpunimit me vendet partnere është i nevojshëm për integrimin e FSK-së jashtë vendit, kërkoj nga deputetët miratimin e këtij projektligji”, tha Mehaj.

Deputeti i VV-së, Enver Dugolli tha se Komisioni për Çështje të Sigurisë ka shqyrtuar këtë Projektligj duke shtuar se i plotëson kushtet e parapara.

Deputeti i PDK-së Hysen Berisha, ka shprehur mbështetjen për këtë projektligj, por që ka pasur dy vërejtje.

- Advertisement -

“Shpreh mbështetjen e time për këtë ligj.Nuk ka ndonjë ndryshim të madh në esencë për në parim ka dy vërejtje, të cilat mund të dorëzohen mes dy leximeve. E para në nenet 9-10 përmendet aktivitetet të ndryshme ushtarake, por nuk përkufizoheni siç e thekson neni 9 arsimimi, mendoj se ky nen e bënë barazimin e dërgimeve me ushtrimet përgatitore. Të gjitha këto aktivitete duhet të përfshihen në këto dy plane dhe nuk kanë të bëjnë me mënyrën e drejtpërdrejtë me mënyrën operative të forcës”, tha Berisha, raporton Ekonomia Online.

Në momentin kur deputeti, nga LDK-ja, Armend Zemaj ka marr fjalën për këtë Projektligj, deputetët kanë ironizuar duke thënë “Komandanti Armend Zemaj”.

- Advertisement -

E deputeti, Zemaj tha de presidenti duhet të jetë i njoftuar me vendimin e qeverisë

“Me këtë rast qeveria e vendit i merr këto me propozim të Ministeit të Mbrojtjes. Presidentja duhet të njoftohet me vendimin e qeverisë dhe të jetë në harmoni me Kushtetutën e vendit. Anashkalimi nuk është i rastësishëm dhe duhet të qartësohet”, tha Zemaj.

E deputetja Time Kadriaj tha se në parim do ta mbështesin këtë projektligj duke parë rëndësinë që ka.

“Duke parë që është projektligj i rëndësisë së veçantë ne do ta përkrahim, meqenëse se është në lexim të parë ne mund t’i dërgojmë komentet deri në lexim të dytë”, tha ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit