4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Misteri i miliona eurove dhuruar tek fondacionet fetare! Ende asnjë ndërtim në Thumanë…afishon ‘super burokracitë’

Rekomandime

Kur kanë kaluar dy muaj nga tërmeti i 26 nëntorit, akoma nuk kuptohet si do të përdoren fondet e mbledhura nga fondacionet fetare në vend.

- Advertisement -


Në komitetin e rindërtimit, mbajtur më 9 dhjetor 2019 në kryeministri, Elvis Naçi imami i cili drejton dhe fondacionin bamirës “Firdues” deklaronte se nga donacionet e shqiptarëve ai kish arritur të mbledhë 6 milion euro dhe shpresonte që shifra të arrinte në 10 milion euro, shumë e destinuar, sipas premtimit të tij, për të rindërtuar shtëpitë në Thumanë.

Por në Thumanë, ku u shkaktuan edhe 24 viktima, e vetmja gjurmë që gjen nga ky aktivitet bamirës është një afishe e vendosur në hyrje të Njësisë Administrative Thumanë.

Me logon “Firdeus” njoftimi pa datë, pa një adresë dhe pa asnjë të dhënë zyrtare njofton banorët se ka filluar ”regjistrimi i banesave të dëmtuara dhe të pabanueshme nga grupi i ekspertëve të Firdeus”.

- Advertisement -

Njoftimi i afishuar nga fondacioni ‘Firdeus’
Njoftimi nuk thotë se për çfarë do shërbejë ky regjistrim, apo kur do të nisë rindërtimi i shtëpive, për të cilat u janë mbledhur paratë shqiptarëve në emër të viktimave dhe të të prekurve në Thumanë.

Në këtë listë të gjatë dokumentesh janë 7 kërkesa të cilët duhet të plotësojnë banorët dhe ata që do mashtrojnë thuhet në këtë njoftim do të skualifikohen automatikisht. Mes dokumenteve kërkohen: Kartë identiteti, certifikatë familjare, certifikatë pronësie të banesës nëse kanë, certifikatë të tokës nëse nuk kanë të banesës, kërkesë për legalizim nëse nuk kanë certifikatë pronësie të banesës, akt konstatimi nga çdo lloj institucioni shtetëror mbi dëmin e shkaktuar nga tërmeti 26 nëntorit nëse e disponon, çdo lloj dokumenti që tregon se kanë në familje persona me probleme shëndetësore apo me aftësi të kufizuara.

- Advertisement -

Hedhur një sy kësaj liste me dokumente, fondacioni “Firdues” duket se po vendos një burokraci të fortë, pasi kërkon letra njësoj si shteti, por nga ana tjetër shteti ka lënë një afat për rindërtimin.

Rindërtimi shtetëror do të nisë pas Konferencës së Donatorëve që mbahet më 17 shkurt 2020 në

Bruksel, ndërsa milionat e eurove që shqiptarët kanë dhuruar fondacionit privat, nuk dihet ende se ku po qëndrojnë dhe nëse në rindërtim do të vendosen edhe interesa bankare që ndërkohë mblidhen nëpër llogari kur fondet mbeten të papërdorur.

Po ashtu, hedhur një sy faqes së fondacionit “Firdeus”, nuk ka asnjë të dhënë për datën e rindërtimit apo për fondit e mbledhur deri më tani, kur kanë kaluar më shumë se dy muaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit