1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Mistria e Jashtme turke reagon për hapjen e Ambasadës, tregon çka pret nga udhëheqësit e Kosovës

Rekomandime

Ministria e jashtme e Turqisë ka reaguar ashpër pas hapjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem, duke e dënuar këtë veprim, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Përmes një reagimi nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë, thuhet se vendimi i marrë nga udhëheqësit kosovarë injoron gjendjen e vështirë të palestinezëve, dhe kjo është për të ardhur keq.

‘’Vendimi i marrë nga udhëheqësit e një populli që duroi vuajtje të mëdha për hir të fitimit të pavarësisë, duke injoruar gjendjen e vështirë të palestinezëve, të cilët kanë jetuar nën okupim për dekada dhe kanë vuajtur shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut, është jashtëzakonisht për të ardhur keq’’, thuhet në reagim.
Tutje në këtë reagim kërkohet nga udhëheqësit e Kosovës të heqin dorë nga ky hap.

Ky është reagimi i plotë:

- Advertisement -

‘’ Ne e mirëpresim hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jeruzalem me shqetësim të thellë dhe e dënojmë atë fuqimisht.

Vendimi i marrë nga drejtuesit e një populli që duruar vuajtje të mëdha për hir të fitimit të pavarësisë së tyre, duke injoruar gjendjen e popullit palestinez, të cilët kanë jetuar nën pushtimin për dekada të tëra dhe pësuar shkelje të rënda të drejtave të njeriut, është jashtëzakonisht për të ardhur keq.

- Advertisement -

Duke vepruar në këtë mënyrë, udhëheqësit kosovarë shkelën parametrat e vendosur të procesit të paqes, përfshirë rezolutat përkatëse të Kombeve të Bashkuara për statusin e Jeruzalemit dhe dëmtuan vizionin e një zgjidhjeje me dy shtete dhe shpresat e paqes në rajon.

Ne i nxisim udhëheqësit e Kosovës që të dëgjojnë mendjen e shëndoshë dhe të heqin dorë nga ky hap i papërgjegjshëm dhe i paligjshëm.’’

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit