4.2 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Mitrovicasja që rrëfeu dhunimin nga burri publikon komentet e tmerrshme që i mori nga disa kosovarë

Rekomandime

Nuk i kishte shkuar asnjëherë në mend se ndonjëherë do t’i duhej të përgjëronte dikë, për ta lejuar të marrë frymë. Mërgime Kajtazi, një juriste nga Mitrovica që vendosi ta lë familjen dhe karrierën në Kosovë, do të përjetonte dh.unë fizike, pskike e sek*uale për rreth dy vjet nga bashkëshorti.

Pasi doli publikisht në ‘Frontal’ në T7 dhe pranoi dhunën që ka përjetuar për dy vite pa ndalë, qytetarë të shumtë iu sulën asaj me komente ofenduese.

- Advertisement -

Kajtazi ka publikuar në profilin e saj në Facebook komentet ofenduese që mori nga kosovarët pasi doli dhe rrëfeu ngjarjen.

Ajo u është drejtuar atyre me fjalët: “Ju debilla, relikte t’kohes se gurit jeni ma zi se ai qe me ka dh.unu mua, e se ai tjetri që ka mbyte”

“Une dale dhe flas per dh.unen qe e perjetova per dy vite pa ndale edhe shqiptarët kanë me thanë vetëm kaq. Ju debiIIa, relikte t’kohes se gurit jeni ma zi se ai qe me ka dh.unu mua, e se ai tjetri qe ka mbyte Marigonen, Donjeten, Dianen etj etj. Ju jeni frikacakë që fshiheni mas profileve e bash ju pelqen me hanger jashteqitje.

- Advertisement -

Nuk jeni te paret e as te fundit qe mi kane thane keto fjale, mu vec po ma vertetoni ate se cka tashme krejt e dijme per meshkujt shqiptarë, kshtu qe ju faleminderit!

Shkoni dhe hani xhama te thyem se shume te parendesishem jeni e po ju djege fort! Edhe rujuni po qelloni ne naj “hunlesh” e hani burgun si mos me kane 🙂 nuk ju durojne vajzat e sotit juve o funderrina!”, shkroi Kajtazi.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit