2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Mjeku italian: Pozitivët e rinj me Covid-19 nuk janë infektues

Rekomandime

Profesor Giuseppe Remuzzi, drejtor i Institutit të Kërkimeve Farmakologjike Mario Negri në Itali, thotë se studimi i mostrave së fundi tregon se ngarkesa virale është shumë më e ulët.

- Advertisement -

“Situata që nga fundi i shkurtit ka ndryshuar shumë”, tha ai për Corriere della Sera.

“Duhet t`i shpjegojmë se çfarë po ndodh njerëzve që me të drejtë tremben kur dëgjojnë shifrat. Kemi kryer një studim me tamponet pozitive dhe rezultoi se kishin një ngarkesë tejet të ulët virale, jo infektuese. I quajmë të infektuar, por ata janë vetëm njerëz pozitivë në provën e tamponit, në të cilën kanë kaq pak ARN sa nuk arrin as të infektojë qelizat. Kur binin në kontakt me ARN-në e pozitivëve të vërtetë, atyre të marsit dhe fillimit të prillit, qelizat vdisnin brenda pak orësh”, thotë eksperti.

Ai thekson se “një studim i Qendrës për Parandalimin e Sëmundjeve në Korenë e Jugut me mbi 285 persona asimptomatikë tregoi sesi u gjurmuan 790 veta që patën kontakte direkte me ta. E gjeni dot sesa dolën pozitivë? Zero!”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit