1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Mjeku shqiptar që nisi misionin në Lombardi: Italianët më ndihmuan kur shtëpia m’u shkatërrua nga tërmeti

Rekomandime

Një detyrim moral, e kanë lexuar 30 mjekët dhe infermierët misionin e tyre në Itali, në shenjë falenderimi që qëndruan pranë shqiptarëve në momente më të vështira.

- Advertisement -

Kujtimi më i fundit është nga tërmeti.

Një prej mjekëve që sot po shkon të ndihmojë Italinë në betejën e saj me koronavirusin, ka përjetuar drejtpërdrejtë ndihmën që italianët u dhanë shqiptarëve më 26 nëntor sot po “ua kthen nderin”

“E kemi detyrim moral sepse në rastet e vështira kur Shqipëria kaloi Italianët ishin të parët që na ndihmuan në rastin e tërmeti, se unë banoj pikërisht në zonën ku ma shkatërroi shtëpinë tërmeti”, tha mjeku për Report.

- Advertisement -

Të tjerë e lidhin me profesioni e tyre human dhe ky është momenti i duhuar për ta treguar.

“Duke qenë se profesioni ynë është human, vendosëm që të japim dhe ne kontributin tonë”

- Advertisement -

“Mendoj se është momenti i duhur për të dhënë kontributin tonë”

“Duke qenë se kjo është një pandemi, duhet dikush të sakrifikohet apo të jap një shembull altruist”

“Dua të jap kontributin tim”

“Më pëlqen të përfaqësoj vendin tim dhe të tregojmë vlerat se kush jemi me të vërtetë”, tha disa nga mjekët që sot u nisën në Itali.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit