5.8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Mjerimi në Kosovë: Familja jeton në vagon të trenit

Rekomandime

Komuna e Pejës, për T7 thotë se nuk ka një kërkesë zyrtare nga kjo familje që t’i bëhet zgjidhje për banim.Nga jashtë duket si shtëpi.

Por baza e kësaj shtëpie në të cilën jetojnë 3 persona, është një vagon treni.

Ka tri vite që Jeton Krasniqi, me gruan Albulenën dhe vajzën 3 vjeçare jetojnë brenda kësaj hapësire të vogël. Për këtë shtëpi kjo familje paguan qira çdo muaj.

- Advertisement -

Sipas kryefamiljarit, asistenca sociale në vlerë prej 95 eurosh është e pamjaftueshme për të mbajtur familjen.
E gjendja jo e mirë shëndetësore e tij, ka komplikuar edhe më shumë gjërat.Ai është operuar dy herë, dhe trajtohet edhe për një telashe tjetër me gjëndrat tiroide.

Kjo familje e cila është zhvendosur nga një fshat i Skenderajt në Pejë, shpreson në ndihmën e institucioneve apo njerëzve bamirës që të sigurojnë një vend për banim para dimrit.

“Vec ta kem nji kulm mbi kokë se ish shumë vshtirë…”, ka thënë zonja e “shtëpisë”.E në Komunën e Pejës, thonë se nuk ka një kërkesë zyrtare nga kjo familje që t’i bëhet zgjidhje për banim.Por sipas drejtorit për shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Pejë, Petrit Loci, në këto raste prioritet kanë banorët e Komunës përkatëse, në këtë rast të Pejës.

- Advertisement -

Ndryshe, sipas Locit, Komuna e Pejës brenda një viti ka ndërtuar 20 shtëpi për familjet në nevojë, por të gjitha kanë qenë banorë të Pejës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit