1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Mjetet ushtarake amerikane mbërrijnë në Durrës për stërvitjen masive

Rekomandime

Stërvitja më e madhe ushtarake e 30 viteve të fundit në vendin tonë është gati të ngrejë siparin, ndërsa Porti kryesor i Durrësit ka mirëpritur një fluks të madh kontejnerësh dhe kamionësh të mëdhenj përpara stërvitjeve të NATO-s.

- Advertisement -

Ndërsa shkruan pikërisht për këtë ngjarje, “Reuters” thotë se një përqendrim i tillë automjetesh ushtarake nuk ishte parë në vendin tonë që nga Lufta e Dytë Botërore, duke publikuar edhe disa foto nga zbarkimi në Portin e Durrësit.

“Kanë qenë rreth 700 mjete dhe pajisje të tjera ushtarake nga Brigada e 53 e Floridas që u shkarkuan në Durrës nga anija USHNS Bob Hope gjatë ditëve të fundit. Këto të fundit do të përdorën për stërvitjen e madhe ushtarake të NATO-s “Defender-Europe 21”. Kjo stërvitje ka në fokus parandalimin e agresionit dhe ndërtimin e gatishmërisë operacionale me NATO-n dhe një numër më të madh të aleatëve dhe partnerëve”, shkruan “Reuters”.

Defender-Europe këtë vit ka përfshirë rreth 28,000 forca amerikane, aleate dhe partnere nga 27 kombe për të kryer operacione të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi në më shumë se një duzinë kombesh, nga Balltiku dhe Afrika në Detin e Zi dhe Ballkanin.

Përveç ofrimit të gjashtë bazave detare, tokësore dhe ajrore, Shqipëria, një anëtare e NATO-s që nga viti 2009, do të angazhojë 1.000 trupa në atë që Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi e quajti “një ngjarje historike sepse është stërvitja më e madhe në Shqipëri dhe rajon”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit