Filiali i Kompanisë Amerikane ‘GofoundMe’ se brenda 24 orësh janë mbledhur rreth 1 milionë euro në ndihmë të Shqipërisë.
Në platformën e tyre janë hapur 532 fushata crowdfounding në ndihmë të Shqipërisë nga SHBA deri në Evropë. Dhe brenda 24 orësh janë mbledhur mbi 1 milionë euro.
Elisa Liberatori Finochiaro, drejtoreshë për Evropën Jugore e kësaj kompanie, informon se fondet e mbledhura janë me garanci sigurimi dhe po aktivizojnë kontaktet institucionale në mënyrë që ato të mbërrijnë në vendin e duhur e aty ku realisht ka nevojë.
Fushatat e mbledhjes së fondeve për Shqipërinë vijnë nga New York, Londra, Seevetal, Gjermania apo Melbourn.