-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Mobilizohet Veliu në Podujevë: Bashkë do të punojmë që ta arrijmë fitoren e LDK-së dhe të Kosovës

Rekomandime

Nënkryetari i LDK’së, njëherësh edhe Ministër i Punëve të Brendshme në detyrë, Agim Veliu, ka kërkuar shtim të angazhimit nga kryetarët e nëndegëve të Lidhjes Demokratike në Podujevë.

Në dy takime të ndara, sot takova kryetarët e nëndegëve të LDK-Podujevë, ku kërkova rritje të angazhimit dhe mobilizim për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, në të cilat padyshim do të rikonfirmohemi si forca kryesore politike”, ka shkruar Veliu në ‘Facebook’.

- Advertisement -

Do të punojmë bashkë dhe duke i kanalizuar të gjitha kapacitetet tona për ta arritur fitoren e LDK-së dhe të Kosovës”, ka shtuar tutje ai.

Gjykata Kushtetuese, me shpalljen e aktvendimit për votën e Etem Arifit si të jashtëligjshme, ka kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje qendrore.

Veliu ka shërbyer për një kohë të gjatë si kryetar në Komunën e Podujevës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit