10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Modelja bën “lëmsh” rrjetin, poston video ku pretendon se është një UFO

Rekomandime

Modelja kolumbiane Valentina Rueda Velez ka shpërndarë një video në rrjetet sociale aty ku ajo ndiqet nga mijëra persona, duke pretenduar se pranë avionit me të cilin ajo po fluturonte ka kaluar një objekt jashtëtokësor.

- Advertisement -

Ajo ishte duke filmuar jashtë avionit dhe gjithçka duket normale, me motin me diel, ndërsa më pas shfaqet nga hiçi një objekt në formën e një disku, i cili lëviz me shpejtësi të lartë.

Me mijëra ishin komentet menjëherë sapo video u postua në internet. Shumë prej komentuesve u shprehën se kjo është pamja më e qartë e një objekti jashtëtokësorë. “Kjo është një pamje mjaft e qartë e një UFO-je, një objekt metalik”, shkruan dikush.

Ndërkohë, shumë të tjerë hodhën poshtë këto pretendime. “Duket si një dron”, shkroi një komentues, ndërsa një tjetër u shpreh se mund të jenë thjesht mbetje të ndonjë objekti fluturues.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit