Françeska Jaçe shpesh komentohet për jetën super luksoze që bën.
Modelja nga Shqipëria nuk heziton aspak të shfaq në rrjete sociale që bën, e që komentet nga ndjekësit janë të shumta se nga i merr modelja paratë.
Por, mbrëm e ftuar në emisionin “Top Arena” në Top Chanel, modelja ka treguar hapur se nga i merr paratë për jetën që ajo bën.
“Përveçse ke një agjenci udhëtimesh, ti shkon sa në Dubai, sa në Miami, kush i sponsorizon këto?”, ishte pyetja që iu drejtua modeles.
“Sigurisht që agjencia e udhëtimeve. Plus që ti e di ne që jemi influencer në Instagram, nëse dërgojmë një e-mail disa bonuse mund t’i kemi të paktën në zbritje, ose hotelin gratis.
Pastaj pak familja, pak nga udhëtimi, pak nga vetja do harxhojmë pak më shumë seç e kishim planifikuar”, ishte përgjigja e Françeskës.