2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Moderatorët e televizionit rus paralajmëron suIm bërthamor: Ne do të shkojmë në parajsë ndërsa ata jo

Rekomandime

Kryeredaktorja e Russia Today, Margarita Simonyan, duke komentuar situatën në Ukrainë, në një debat në studio, u shpreh e bindur se Putin do të fillojë Luftën e tretë Botërore vetëm për të pushtuar Ukrainën, shkruan Daily Mail.

Pyetjes nëse të gjithë do të vdisnin në një situatë të tillë, ajo iu përgjigj: Të paktën ne do të shkojmë në Parajsë. Një nga të ftuarit në debat, Mikail Markelov u shpreh se 40 vendet të cilat kanë vendosur të ndihmojnë Ukrainën janë si një Hitler kolektiv.

- Advertisement -

Menjëherë pas komentit të tij, gazetarja Simonian shton se sipas saj çdo gjë do të përfundojë me një sulm bërthamor, duke pasur parasysh këmbënguljen e Putinit. Ajo theksoi se për ‘të ky është përfundimi më i mundshëm: E them e tmerruar por dhe me vetëdijen e plotë të situatës.

Në këtë moment një koleg i saj ndërhyn: të paktën ne do të shkojmë në parajsë ndërsa ata jo.

Lavrov ishte i pari që paralajmëroi për një sulm bërthamor të mundshëm gjatë një intervistë, kur u pyet nëse ngecja midis lindjes dhe perëndimit mund të krahasohet me krizën e raketave Kubane në kulmin e Luftës së Ftohtë.

- Advertisement -

Ministri i Jashtëm u përgjigj se situata aktuale është më e rrezikshme, sepse armët e përfshira janë më të fuqishme, kontrollet mbi to janë më të dobëta dhe komunikimi mes dy palëve është inekzistent.

Por SHBA-ja dhe Britania e Madhe kanë hedhur poshtë një retorikë të tillë, duke e cilësuar si shantazh të Putinit kundrejt Europës.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit