1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Mogherini më në fund shpreh keqardhje për gabimin historik

Rekomandime

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, tha se liderët e BE-ja bëri një gabim historik kur ata nuk arritën të bien dakord për fillimin e bisedimeve për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore në samitin e tyre.

Mogherini shkroi sot në blogun e saj se shpreh keqardhje që liderët evropianë nuk mund të pajtoheshin përkundër përparimit të jashtëzakonshëm të bërë nga të dyja vendet.

- Advertisement -

“Kjo është shumë më tepër sesa një shans i humbur, është një gabim historik që shpresojmë të korrigjohet sa më shpejt që të jetë e mundur,” porositi Mogherini.

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ishte kundërshtari më i zëshëm i fillimit të bisedimeve të anëtarësimit gjatë mbledhjes së Këshillit Evropian të enjten dhe të premten, duke argumentuar se procedurat e zgjerimit duhet së pari të rishikohen para se të lejojnë vendet të hyjnë në BE.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit