3.8 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

VV-së dhe LDK-së u vjen paralajmërimi i rëndë për Limajn dhe Pacollin

Rekomandime

“Kam përshtypjen, se nëse në qeveri futet tregtari i politikës dhe biznesit, Behxhet Pacolli, së bashku me kreun e NISMES Fatmir Limajn, do të dëmtohet bukur shumë koalicioni i ardhshëm LVV – LDK, sepse ata që kanë qeverisur keq deri dje, nuk mund të ndryshojnë brenda ditësh dhe të përshtaten në qeverisjen e re, me duar të pastra, sikur që po zotohen ta bëjnë LVV dhe LDK”, tha Aliu për “Kosova Sot Online”.

Analistët politikë konsiderojnë se afati prej 10 ditësh, për finalizimin e rinumërimit dhe numërimit të të gjitha votave nga zgjedhjet e 6 tetorit, dhe më pastaj certifikimi i tyre, është një afat tepër i stërzgjatur që lë dyshim të madh se rezultati i zgjedhjeve po kurdiset në favor të një subjekti politik, e që në këtë rast përmendet shpëtimi nga dështimi i kalimit të pragut zgjedhor për koalicionin NISMA- AKR-PD.

- Advertisement -

Analisti politik, Bislim Aliu thotë se do të ishte krim i madh elektoral, nëse do të ndodhte një skenar i tillë, kurse koalicioni që po përgatitet të jetësohet në mes të VV-së dhe LDK-së do të merr një imazh të keq dhe qytetarët do të zhgënjehen.

Bislim Aliu

“Pa dyshim zvarritja që rezultatit përfundimtarë, duke rinumëruar votat, duke lënë për fund dhe zvarritur numërimin e votave me kusht dhe të diasporës, është një skenar i paramenduar nga KQZ-ja, me qëllim të bërjes së pazareve të pista, që për cak final ka për të mundësuar disi kalimin e pragut zgjedhor nga koalicioni NISMA-AKR-PD, për t’ia siguruar 6 ulëse në Kuvendin e Kosovës dhe pastaj të bëhen edhe pjesë e pazareve për ndërtimin e qeverisë së re”, tha Aliu për “Kosova Sot Online”.

Aliu tha për “Kosova Sot Online” tha se nuk pret publikim më të shpejtë të rezultateve.

- Advertisement -

“Sepse kamuflimi i votave, numrit që nevojitet për të ja mundësuar NISMA-s me partnerët që ta kalon pragun zgjedhor, kërkon një matematikë të sofistikuar, prandaj edhe ka pasur të drejtë udhëheqësi i Qendrës së Numërimit Burim Ahmetaj, i cili ka thënë, se rinumërimi i 530 vendvotimeve dhe atyre me kusht, nuk do të bëhet shpejt dhe se ky rezultat mund të komunikohet vetëm pas 10 ditësh”.

Sipas Aliut, një pjesë e hiles duket që po luhet edhe tek LDK-ja, pasi ka qenë kryetari Isa Mustafa i cili hapur e ka thënë në medie se e dëshiron dhe nuk e kundërshton përfshirjen e koalicionit NISMA-AKR-PD në koalicion me LDK-në dhe me VV-në.

- Advertisement -

“Pra ishte edhe vetë Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ai që ka deklaruar dhe nuk e ka përjashtuar mundësinë që Nisma Socialdemokrate, të jetë pjesë e Qeveris së ardhshme, nëse kjo e kalon pragun zgjedhor, dhe nëse për këtë dakordohet edhe partneri kryesor qeverisës, Lëvizja Vetëvendosje. Ky qëndrim i z. Mustafa lë akoma më shumë për të dyshuar se diçka po kurdiset në prapaskenat e numërimit dhe rinumërimit të votave në QNR”, shtoi Aliu për “Kosova Sot Online”.

Sido që të ndodhë, analisti Aliu konsideron se do të ishte veprim i gabuar i partnerëve VV-LDK nëse vërtetë përcaktohen që në koalicion ta marrin eventualisht edhe subjektin politik, NISMA me partnerët e koalicionit parazgjedhor AKR dhe PD.

“Sepse ata kanë qenë pjesë e qeverisjes së keqe në mandatin që po mbeten pas, prandaj tani meritojnë të ndëshkohen duke mbetur të gjithë në opozitë, së bashku me PDK-në dhe AAK-në. Kam përshtypjen, se nëse në qeveri futet tregtari i politikës dhe biznesit, Behxhet Pacolli, së bashku me kreun e NISMES Fatmir Limajn, do të dëmtohet bukur shumë koalicioni i ardhshëm LVV – LDK , sepse ata që kanë qeverisur keq deri dje, nuk mund të ndryshojnë brenda ditësh dhe të përshtaten në qeverisjen e re, me duar të pastra, sikur që po zotohen ta bëjnë LVV dhe LDK”, përfundoi Bislim Aliu për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit