14 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Mohoi mizorinë serbe në Bosnjë gjatë intervistës me Komshiq, ngrihet padi kundër gazetarit të Tanjugut

Rekomandime

Instituti i Kërkimeve të GJEN0ClDlT në Kanada (IGC) ka ngritur padi penale kundër një gazetari në agjencinë serbe të lajmeve Tanjug për mohimin e GJEN0ClDlT të Srebrenicës.

Bëhet fjalë për gazetarin Marko Ivas, i cili gjatë intervistës me kryetarin e Presidencës së BeH-së, Zhelko Komshiq, më 9 nëntor, ka mohuar GJEN0ClDlN në Srebrenicë, edhe pse ai ishte përcaktuar me aktgjykime të gjykatave ndërkombëtare dhe kombëtare.

- Advertisement -

IGC ngriti një kallëzim penal kundër Ivas, duke pretenduar se ai kishte kryer veprën penale nga neni 145a paragrafi (3) i Kodit Penal të Bosnjë e Hercegovinës (Ligji për Ndryshimet në Kodin Penal të BeH, i botuar në Gazetën Zyrtare të BeH, nr. 46/21).

Komshiq i tha gazetarit se vendimi konfirmoi se ishte kryer GJEN0ClD në Srebrenicë, dhe gazetari tha se ai nuk ishte dakord dhe deklaroi qëndrimin e tij se ishte një “KRlM i tmerrshëm”. Kryetari i Presidencës së BeH-së e korrigjoi, e më pas e ndërpreu intervistën pasi Ivas theksoi se “nuk pajtohet” me aktgjykimin, gjegjësisht se nuk pajtohet me të.

“Gazetari nuk është marrë me fakte, por me komentin dhe mendimin e tij që mohon drejtpërdrejt faktet gjyqësore, shkencore dhe historike për GJEN0ClDlN në Srebrenicë. Duke mohuar GJEN0ClDlN në Srebrenicë, gazetari poshtëroi vktimat e GJEN0ClDlT por edhe gjykatat ndërkombëtare. e drejta ndërkombëtare, drejtësia ndërkombëtare dhe institucionet ndërkombëtare, veçanërisht OKB-ja”, tha IGC.

- Advertisement -

Instituti ka ngritur më parë padi penale kundër anëtarit të presidencës së BeH Milorad Dodik dhe presidentes së Republikës Serbe Zhelko Cvijanoviç për mohimin e GJEN0ClDlT. /KP/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit