3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Molliqaj: Kurti do ta zvogëlojë demokracinë në vend

Rekomandime

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka sulmuar kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili është caktuar mandatar për formimin e qeverisë së re të vendit.

- Advertisement -

Molliqaj ka paralajmëruar në emisionin “A Show”, në televizionin T7, se Kurti si kryeministër i Kosovës “do ta zvogëlojë demokracinë në vend”.

“Marrëdhënia me media dhe shoqërinë civile do të jetë edhe më e keqe”, ka shtuar ish-sekretari i VV’së.

Sipas Molliqajt, qeveria e mundshme e Kurtit do të karakterizohej me dështime “në rrafshet makro”.

- Advertisement -

“E ka një model të dështuar ekonomik, vetëm nga forcat e brendshme”, është shprehur ai.

Megjithatë, Molliqaj ka thënë se nuk beson që Kurti do të dështonte në qeverisje sa i përket rrafsheve të vogla.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit