1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Molliqaj: Kurti po qeverisë me shantazh ndaj opozitës, po synon kapjen e shtetit

Rekomandime

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, thotë se qeverisja e Kurtit karakterizohet me shantazh ndaj opozitës, me mungesë të shkathtësisë për ta luftuar pandeminë e COVID-19 e me ‘program’ që nuk i ngjan të majtës, nga e cila proviniencë ideologjike vie VV.

- Advertisement -

I pari i PSD-së ka thënë se mendësia totalitare e Qeverisë Kurti më së miri shpërfaqet nga koncept dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

“Çfarë dua të veçoj është koncept-dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Aty e shesh mendësinë totalitare, por edhe qëllimet e shantazhit dhe të kapjes. E gjeni të shkruar në mënyrë eksplicite: “…për të monitoruar stilin e jetesës së zyrtarëve publik”. Kjo gjuhë është fryma dhe logjika e pushtetit në secilën fushë”, ka thënë Molliqaj për Reporteri.net.

Në intervistë, Molliqaj ka komentuar mos shkuarjen e Kurtit në takimin e 11 majit me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të cilën shtyerje e sheh të motivuar nga arsye protokollare.

- Advertisement -

“Qeverisja “Krejt dhe Drejt” është e pamundur sepse togfjalëshi është oksimoron. S’mundet edhe krejt edhe drejt. Synimi totalizues nuk sjell kurrë drejtësi, por kontrollë dhe shtypje.

Kështu edhe ka nisur qeverisja. Me shantazh për zgjedhje ndaj opozitës kur pushteti tashmë numëron 50%. Kemi parë pazare e shitblerje të deputetëve, përfshirë elementë nga Lista Serbe me rastin e zgjedhjes së Presidentes.

- Advertisement -

Qeveria është treguar tërësisht e ngathët dhe e papërgjegjshme karshi situatës me pandeminë. Kosova mbetet vendi i fundit në rajon sa i përket vaksinimit, kurse masat e zbatuara më shumë kanë qenë përgjigje karshi opinionit publik, sesa reflketim i dinamikës së ndryshimeve të situatës epidemiologjike në vend”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit