2.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Molliqaj: LDK e kandidoi Osmanin vetëm për të fituar disa vota

Rekomandime

Anëtari i kryesisë së PSD-së, Dardan Molliqaj përmes një postimi në Facebook e ka komentuar vendimin e LDK-së për ta kandiduar Vjosa Osmanin për kryeministre të këtij subjekti.

- Advertisement -

Molliqaj në postimin e tij tha se Vjosa është e pafuqishme dhe se nuk mund ta udhëheq dialogun me Serbinë.

Tutje, ai tha se LDK e bëri kandidate Osmanin vetëm për të fituar disa vota.

Në fund ai u shprehë se ky vendim i LDK-së e heq nga loja Albin Kurtin.

- Advertisement -

Për më shumë lexojeni postimin e plotë:

Kandidimi i Vjosa Osmanit për kryeministre nga LDK, shpërfaqë më së miri frikën e partive tjera të mëdha, përballë koalicionit tonë të fitores.

- Advertisement -

Vjosa Osmani, anipse është personalitet i respektuar brenda votuesve të LDK-së, është shumë e pafuqishme. Në radhë të parë, nuk e ka mbështetjen e partisë së saj, e cila para dy viteve e vendosi atë në fund të listës së deputetëve, ndërsa sot vendosi ta kandidojë për kryeministre vetëm për të fituar disa vota. Pra, përderisa Vjosa do të jetë vetëm figurë për elektoratin, vendimet do të vazhdojnë të mirren nga “të fortit” e LDK-së.

Në radhë të dytë, duke pasur parasysh negociatat e pashmangshme me Serbinë, ku kërkohet qëndrueshmëri dhe vendosmëri politike, e dëshmuar kjo nga Kryeministri Haradinaj, Vjosa nuk e paraqet profilin e duhur për të marrë mbi supe përgjegjësi kaq të madhe. Një person që ka pranuar përbuzjen brenda partisë, nuk mund ta udhëheq vendin në negociata me Serbinë.

P.S. Albin Kurti përfundimisht doli jashtë loje nga ky vendim i LDK-së.
Iu lut Isa Mustafës në gjunjë për ditë me radhë për ta berë kryeminstër, duke e dëshmuar që për pushtetin e vet personal është i gatshëm t’i harroj të gjitha dallimet politike. Në fund, siç edhe dihej, LDK-ja e përbuzi dhe nuk e pranuan si kandidat.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit