Një video e një makine të blinduar ruse në rrugët e lagjes Obolon të Kievit, rreth 9 kilometra nga qendra e kryeqytetit, po përhapet në rrjetet sociale.
Pamjet e telefonit celular tregojnë një makinë të blinduar ruse duke shtypur një makinë civile që lëvizte në rrugë.
Duket e pabesueshme, por në pamjet e tjera argumentohet se shoferi i makinës është ende i gjallë dhe i ka shpëtuar agresionit rus.
Pas kësaj, një grumbull njerëzish janë afruar pranë makinës për të nxjerrin një person i cili duket se ende ka shenja jeta.
Mirëpo, ata hasin në vështirësi të madhe pasi dera është e bllokuar dhe e dëmtuar në masë të madhe pas goditjes së makinës së blinduar ruse.