9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Rusët rrethojnë Ukrainën: Stacionohen në Bjellorusi për ta pushtuar Kievin

Rekomandime

Shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës ka thënë se Rusia po përdor aeroportin Gomel në Bjellorusi për të rreshtuar trupat për të sulmuar Kievin për shkak të dëmtimit të aeroportit ushtarak Hostomel pranë kryeqytetit.

Departamenti ushtarak tha në një deklaratë në Facebook se forcat ruse po përparonin gjithashtu në qytet nga disa drejtime ndërsa forcat ukrainase Iuftonin rreth Mariupolit në jug dhe Kharkivit në veri-lindje të vendit.

- Advertisement -

Për të frikësuar popullsinë e Ukrainës, armiku gjithnjë e më shumë po zgjedh të shkatërrojë infrastrukturën dhe banesat civile”, thuhet në deklaratë.

Ndryshe, Iuftime edhe më të ashpra se dje priten sot në Ukrainë pasi që synim i forcave ruse thuhet të jetë pikërisht kryeqyteti ukrainas, Kievi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit