1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Moment prekës, polici Artur Mrasori takohet me mjekun e syve që e operoi menjëherë pas lëndimeve që mori në aksionin e Zhurit

Rekomandime

Mjeku i syve, Florim Zejnullahu, ka ndarë një moment emocionues gjatë takimit me policin Artur Mrasori, i cili pësoi lëndime të rënda, kryesisht në sy, gjatë një intervenimi policor në një shtëpi në Zhur të Prizrenit.

- Advertisement -

Mjeku Zejnullahu teksa flet për gjendjen shëndetësore të Mrasorit, thotë se ai po sheh mirë dhe jeta e tij po vazhdon normalisht.

Postimi i tij i plotë:

Sot pata një takim të veçant, me një njeri të veçant që do ta kujtoj tërë jeten. Me policin Artur Mrasorin të cilin e…

Gepostet von Florim Zejnullahu am Montag, 14. September 2020

- Advertisement -

Mrasori u plagos mbrëmjen e 28 janarit si pasojë e një shpërthimi gjatë bastisjes së shtëpisë së Iron Badallajt, në fshatin Zhur të Prizrenit, ku mbet i vdekur polici Sami Thaçi dhe u plagosën edhe kolegu i tij, Jetmir Hasanaj dhe një fëmijë i moshës rreth 9-vjeçare i familjes ku po bastisej shtëpia.

Pas trajtimit mjekësor në një nga spitalet e Turqisë, Mrasori u kthye në Kosovë më 3 shtator.

- Advertisement -

Ai u prit në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” në një ceremoni zyrtare, të organizuar nga Policia e Kosovës dhe familja.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit