4.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Moment qesharak gjatë mbledhjes së Qeverisë, Dumoshi: A me vazhdu a jo? Se po më duket shumë interesant

Rekomandime

Një moment qesharak ka ndodhur sot gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ndërsa protagoniste u bë ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi.

Teksa po e prezantonte draft-memorandumin e bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për themelimin e ligës së përbashkët në basketboll, disa zyrtarë të kabinetit qeveritar po diskutonin me njëri-tjetrin. Pasi i shikoi disa herë si për t’ua tërhequr vërejtjen, Dumoshi e ndali fjalën dhe e gjeti mënyrën për t’iu kërkuar kolegëve të saj që të ndaleshin.

- Advertisement -

“A me vazhdu a jo? Se po më duket shumë interesant!?”, u tha Dumoshi anëtarëve të Qeverisë duke qeshur, ndërsa ata e morën qartë mesazhin dhe i ndalën diskutimet.

Dumoshi kërkoi që bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë të thellohet edhe në diciplinat e tjera sportive, teksa kërkoi mbështetje institucionale për realizimin e këtyre planeve.

“Draft-memorandumi i bashkëpunimit për themelimin e ligës së përbashkët të basketbollit. Qëllimi i këtij memorandumi të bashkëpunimit është dhënia e mbështetjes institucionale nga të dy vendet për realizimin e një lige unike, të përbashkët të basketbollit nërmjet Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe Federatës shqiptare të basketbollit, duke respektuar ligjet në fuqi të të dyja vendeve, e cila nën emërtimin e ligës unike në basketboll, do të thellohet nga sezoni garues 2020/2021. Ne synojmë që bashkëpunimi i krijuar përmes këtij memorandumi do të thellojë edhe në diciplinat e tjera sportive përmes mbështetjes së nismave për krijimin e ligave dhe mekanizmave të përbashkët për organizimin e sportit në nivelin mbarëkombëtar”, tha Dumoshi.

- Advertisement -

Ajo u shpreh se me bashkëpunëtorë brenda ministrisë që drejton po angazhohet maksimalisht për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit