Momenti ankthi në ndeshjen Danimarkë-Finlandë, Eriksen bie në tokë pa ndjenja

    0
    147

    Kapiteni i Danimarkës, Christian Eriksen ka përjetuar një suIm gjatë ndeshjes ndaj Finlandës duke rënë në tokë pa ndjenja.

    Ndeshja mes dy kombëtareve skandinave ka sjell momente ankthi për gjithë futbollistët e pranishëm, por edhe tifozët e futbollit.

    Kjo pasi kapiteni i Danimarkës, Eriksen është rrëzuar në tokë pa ndjenja.

    Gjyqtari i ndeshjes, por edhe lojtarët kanë kërkuar intervenim të shpejtë të ekipeve mjekësore.

    Megjithatë, ylli i Interit vazhdon të mbetet i shtrirë dhe duke marrë ndihmën e mjekëve.

    Dyshimet e para janë se Eriksen ka pësuar suIm në zemër.