2.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Momenti i ekzekutimit të biznesmenit Kastriot Reçi, me snajper në qendër të qytetit

Rekomandime

Del video e vrasjes së biznesmenit Kastriot Reçi, ngjarje e ndodhur para dy ditësh, në orën 10:55 minuta në qendër të qytetit të Rrëshenit.

Siç shihet në pamje, biznesmeni 47-vjeçar zbret nga një makinë tip “Mercedes Benz”, dhe afrohet tek një grua e cila ka përdore një fëmijë të mitur. Teksa përshëndetet me gruan, të cilën e puth në faqe, Reçi nis të puthë dhe të gëzojë fëmijën.

- Advertisement -

Në këtë moment, ai është qëlluar me snajper vetëm një herë dhe menjëherë ka rënë përtokë. Plumbi që sipas grupit hetimor e ka kapur në zemër, ka ardhur nga një largësi prej 150-200 metra, nga kati i shtatë i një pallat.

Në këtë kat, në banesën e Armando Gjinit, i njohur si Ushtari i Met Kananit, ndodhej vrasësi gjakftohtë. I maskuar si grua, me paruke dhe fustan, ai e vëzhgoi për gati 5 orë lokal “Mirdita” që shihni në këto pamje, në pronësi të biznesmenit, për të gjetur momentin e duhur për t’a vrarë.

Kjo ngjarje e rëndë, tipike mafioze, ka ndodhur në mes te ditës, shumë pranë Komisariatit të Policisë në Rrëshen, ndërsa kjo nuk e ka trembur ekzekutorin.

- Advertisement -

“Gruaja” snajper, zbriti qetësisht nga pallati dhe më pas u largua në këmbë, ndërsa paruken dhe fustanin, bashkë me një kapuç të zi sportiv i hodhi jashtë qytetit.

Ekzekutimi i Kastriot Reçit është e disata ngjarje kriminale që ndodh në Rrëshen në harkun kohor të 5 viteve. Kjo vrasje, dyshohet se ka si motiv hakmarrjen për shkak se Reçi ishte i dyshuar për të paktën dy vrasje, (Lexo këtu), por edhe prishjen e pazareve të drogës, pasi i vëllai i tij i vrarë në Itali, Gasper Reçi u vra më prill 2017, për këtë arsye./dosja.al

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit