Ylli i basketbollit i skuadrës së Philadelphia 76, Andre Drummoond ndau me publikun një video të kamerave të sigurisë kur i biri i tij 2 vjeç ra në pishinë dhe ky kërceu ta shpëtojë.
Djali shihet ulur në skaj të pishinës i rrethuar nga të rritur dhe për një moment bie në ujë, sa çel e mbyll sytë kërcen babai Andre para të tjerëve që ishin më afër djalit.
- Advertisement -