18.9 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Analistët: Debati eventual televiziv mes Kurtit dhe Hoxhajt, do tregonte cili është më i përgatitur

Rekomandime

Njohësit e çështjeve politike në vend kanë komentuar më gjerësisht ftesën për debat që kandidati për kryeministër nga PDK-ja i ka bërë kryetarit të LVV-së, Albin Kurtit.

- Advertisement -

Këtë nismë ata po e shohin pozitive por theksojnë se në debat duhet të jenë të gjithë kandidatët për kryeministër.

Analisti, Shemsi Jashari, thekson se arsye pse Hoxhaj i ka bërë ftesë për debat Kurtit, është për të treguar se është në nivelin e duhur për t’u përballur me kandidatin kryesor që po shihet si pretendent për të fituar zgjedhjet.

“Fillimisht besoj se është shumë e mirë që një kandidat të kërkoj përballje me kundërkandidat të tij për të shpalosur programet e tyre për fushat kyqe të qeverisjës. Kjo është diçka që do ta deshironin qytetarët pa dallim partie.

- Advertisement -

Mendoj se arsyeja që z.Hoxhaj ka targetuar z.Kurti është për të treguar se është i gatshëm dhe në lartësin e duhur për tu përballur me kandidatin që shihet si pretendet kryesor për të fituar zgjedhjet”“Pastaj për të krijuar bindjën se PDK dhe z.Hoxhaj, është kandidat dhe rival kryesor nga opozita për LVV dhe z.Kurti .

Debatet nëse pranohen nga kandidatët duhet të mbahen ne mes të gjithë kandidatëve pavarësisht fuqisë politike që ka subjekti. Nëse organizohen debatet mediumi që organizon këto debate duhet ti ftoj të gjith kandidatët.

- Advertisement -

Nga ajo që kam parë z.Hoxhaj nuk ka thënë se nuk do të debatoj me kandidatët tjerë por ka targetuar z.Kurti, pasi vazhdimisht është sjellur shumë superior ndaj kandidatëve tjerë dhe vazhdimisht ka kërkuar debate dhe perballje me kandidatë tjerë” tha Jashari për “Gazeta Blic”.Ndërsa profesori Muhamed Kelmendi ka theksuar se Hoxhaj me një ftesë të tillë drejtuar Kurtit ka bërë politikë.

Ai tutje potencon se është mirë që të ketë debate të tilla, pasi nga aty do të kuptohet vërtet se cili prej tyre është më i suksesshmi.“Enver Hoxhaj ka bërë politikë këtu me thirrjen drejtuar Albin Kurtit. Kjo për faktin se Enver Hoxhaj ka shumë gabime dhe ka berë shumë lëshime para, gjatë dhe pas luftës. Enver Hoxhaj e dinë se do të humbë në zgjedhjet per kryeministër.

Megjithatë, ai e barazon veten me Albinin, duke thenë se këtu është kryeministri, e jo te subjektet tjera politike dhe kandidatët që paraqiten për kryeministër. Mirëpo, edhe nëse lejohet ky debat, kërkohet domosdo qe edhe kandidatët tjerë të kenë vend në media. E mira është që kandidatet për kryeminister, tre a kater sa janë, bashkarisht me qenë, dy a tri here, në media. Këtu është barazia dhe prej ketu del edhe kandidati që ka suksese më shumë, kuptohet në bazë te zgjidhjeve qe i’u bën çështjeve në vend dhe karizmes që paraqet para qytetarëve” deklaroi Kelmendi për “Gazeta Blic”.Zgjedhjet e përgjithshme në vend pritet të mbahen me 14 shkurt.Shpërbërja e parlamentit u bë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ku u shpall e pavlefshme vota e deputetit Etem Arifi.Ndrkohë në vend, edhe pse jo zyrtarisht, ka filluar fushata elektorale nga të gjitha subjektet politike.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit